Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 39 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 613 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 12 mijë e 526 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 567 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 164 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 11 mijë e 876 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 262 mijë e 419 raste të infektimit.
Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur në 0.94 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 4 dhjetor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 872 mijë e 899 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA