Mesditën e sotme të 26 nëntorit, në qytetin e Vlorës, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një grua 34 vjeçe, me inicialet P. M, dyshohet se është hedhur nga sheshpushimi i katit të një pallati.
Ajo ka marrë me vete edhe fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç. Mësohet se të dy kanë ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Si ndodhi?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, kur gruaja shkoi në sheshpushimin e një pallati, përballë atij ku jetonte, nga ku u hodh bashkë me fëmijën e saj në krah.
Sipas fqinjëve, gruaja ishte e divorcuar dhe jetonte prej kohësh në qytetin e Vlorës pranë prindërve të saj.
Mendohet se gruaja ka pasur probleme me bashkëshortin dhe kjo është arsyeja pse jetonte në Vlorë dhe pse ishte larguar nga Tirana.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit