Policia e Shtetit ka deklaruar se falë bashkëpunimit me Interpol Tirana dhe zyrat homologe janë ekstraduar tre shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar L.K, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28 shtator 2016-të, e cila e ka dënuar me pesë vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K, 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.
Gjithashtu, është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M.Gj, 26 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”. Parashikuar kjo nga Kodi Penal i Italisë dhe ligjit “Për drogat”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet evropiane dhe loja e aleancave
-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar