Në mëngjesin e së enjtes, nga zyrat e le Parisien, është konfirmuar bomba e ditëve të fundit.
Paris Saint-Germain ka filluar bisedimet me ish-trajnerin e Real Madrid-it, Zinedine Zidane.
Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga Manchester United ka trazuar ujërat në më shumë vende se sa “Old Trafford”, dhe Paris-i është një ndër vendet e prekura.
Kjo sepse Manchester United po e kërkon me ngulm trajnerin aktual të parisienëve, Mauricio Pochettino.
Dhe, jo vetëm që United po e kërkon, por edhe argjentinasi është tejet i interesuar për një lëvizke te klubi anglez.
Trajneri argjentinas nuk është i lumtur në Paris, dhe rikthimi në Angli është diçka që atij i intereson shumë.
Ai ka filluar bisedimet me United-in, derisa sot PSG ka filluar bisedimet me Zinedine Zidane.
Pochettino do të largohet nga Paris Saint-Germain, vetëm nëse klubi arrinë marrëveshje me Zinedine Zidane.
Drejtuesit e PSG po bëjnë gjithçka që Zinedine të jetë trajneri i ri i klubit. Një takim ishte mbajtur disa javë më parë, kurse tani bisedimet kanë avancuar.
Paris-i fillimisht e dëshironte francezin për verën e ardhshme, por situata me Pochettino-n mund të përshpejtojë gjërat.
Kampi i Zidane beson që kjo lëvizje është më shumë një çështje e ‘kur’ se ‘nëse’ do të ndodhë.
PSG do të ishte vetëm klubi i dytë në karrierën e Zidane, pasi ai deri tani ka drejtuar vetëm Real Madrid-in, duke fituar pothuajse gjithçka të mundshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra