Petkoviç takon Lajçakun, Serbia dëshiron që prioritet i diskutimit me palën kosovare të jetë Asociacioni
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, është takuar në Bruksel me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të rundit të ri të dialogut në nivel ekspertësh.
Pas bisedimeve dypalëshe ndërmjet Petkoviçit dhe Lajçkut, një delegacion i ekspertëve serbë do të bisedojë me ndërmjetësit e BE-së për dialogun.
Sipas raportimit të mediave serbe, delegacioni i Beogradit u nis për Bruksel me qëllimin që në diskutim të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërkaq Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ndërkohë, të hënën e 15 nëntorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç, u deklarua rreth këtij rundi të takimit.
Kurti ka theksuar se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.
Ai gjatë fjalimit të tij ka bërë të ditur se, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të udhëtojë për në Bruksel gjatë ditës së hënë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë ku në qendër e ka njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Deri më tani ka ekzistuar qasje që Kosova duhet të bëjë koncesione dhe kompromise për një njohje e cila na vjen në fund nga Serbia. Serbia ka përfituar nga koncesionet mirëpo nuk na ka njohur dhe tash kemi një situatë të re”.
“Serbia nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, por edhe Kosova gjithashtu nuk mund ta pranojë Serbinë përderisa ajo ka një kushtetutë të tillë e cila është e kohës se ish-presidentit Koshtunica nga viti 2006”, ka përfunduar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha uron Rutte-n: Lidershipi dhe vizioni i tij euro-atlantik është jetik për sigurinë dhe stabilitetin e NATO-s
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Meloni kritikon marrëveshjen e BE-së për pozitat e larta drejtuese
-
Gërvalla, Rutte-s: Mezi pres të punojmë së bashku për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lajmet kryesore
-
PD vijon akuzat në Komisionin e TIMS: Me kërkesë të politikës, u cenua siguria kombëtare
-
Raporti i UNESCO-s për Butrintin, reagon MEKI: Objektiv dhe korrekt, parku do të menaxhohet si një i tërë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën