Sport

Kualifikueset/ Turqia shpartallon Gjibraltarin, zhgënjen Norvegjia


Kanë përfunduar tre ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022, në Evropë. Turqia dhe Finlanda kanë arritur të marrin tri pikët e radhës. Një ndeshje u luajt në Grupin D dhe dy në  Grupin G.

Në ndeshjen e Grupit D, Finlanda ka arritur të mposht në transfertë Bosnje dhe Hercegovinën, me rezultatin 3-1.

Fillimishit miqtë humbin një 11 metërsh, në minutën e 25. Topi i gjuajtur nga Teemu Puki pritet nga portieri vendas. Katër minuta më vonë, Puki asiston për golin e parë të takimit. Topin e dërgon në rrjetë, Marcus Forss-i.

Në minutën e 37, Finlanda mbetet me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me të karton të kuq të Jukka Raitala-s.

Edhe pse me 10 lojtarë në fushë, miqtë do të shënonin edhe dy herë të tjera. Në minutën e 50 shënoi Robin Lod-i dhe në 73 Daniel O’Shaughnessy. Golin e vetëm të vendasve e shënoi, Luka Menalo, në minutën e 69.

Renditja e Grupit D:

Në Grupin G, Norvegjia ka hedhur hap fals në rrugën drejt Katar 2022, pasi ka barazuar në shtëpi pa gola me Letoninë. Alexander Sorloth shënoi për vendasit në minutën e 82, por VAR ndërhyri duke e cilësuar si të parregullt golin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 përballë Gjibraltarit. Golat për vendasit u shënuan nga Kerem Akturkoglu (11’), Halil Dervisoglu (38’ dhe 41’), Merih Demiral (65’), Serdar Dursun (81’) dhe Mert Muldur (84’).

Renditja e Grupit G:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore