Sport

Presidenti i Sparta Praha-s blen aksione te West Ham-i


Klubi nga Premier League angleze, West Ham, ka njoftuar se ka përfunduar shiftjen e 27% të aksioneve te grupi çek i investimeve “Eph”.

Aksionerët e rinj janë Daniel Kretinsky dhe kolegu i tij Pavel Horsky, që shumë shpejt pritet të bëhen anëtarë të bordit drejtues të “Hammers”. Sipas “Forbes” pasuria e Kretinsky-t shkon në 3.53 miliardë euro.

46-vjeçari Kretinsky me orgjinë nga Brno e Republikës Çeke ka qenë edhe më herët i njohur në futbollin evropian. Ai ka qenë i lidhur me blerjen e mundshme të skuadrave italiane si Milan-i dhe Roma-a.

“Jam i kënaqur që ky proces i detajuar ka përfunduar me sukses. Unë jam një tifoz futbolli. Unë e vlerësoj dhe respektoj shumë historinë dhe traditën e jashtëzakonshme të West Ham United, si dhe bazën e tij besnike dhe pasionante të mbështetjes dhe rolin shumë frymëzues që luan në shumë programe dhe iniciativa sociale”, ishin këto fjalët e para të Kretinsky-t si anëtar i West Ham-it.

Aktualisht ai është pronari i Klubit të Sparta Praha-s në vendin e tij. Zotëron 49% të francezes “Le Monde”, si dhe investon në sektorin e energjisë. Përsa i përketë kësaj të fundit, grupi “Eph” që është pronë e çekut, renditet në vendin e shtatë në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore