![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/11/Hysni-Gucati-dhe-Nasim-Haradinaj-750x430-1-780x439-1.jpg)
Më 6 dhjetor pritet që të fillojë paraqitja e provave për mbrojtje ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj caktoi 6 dhjetorin si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej mbrojtjes, paraprirë prej konferencës përgatitore për mbrojtjen më 2-3 dhjetor”, thuhet në njoftim.
Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, përveç së cilit është vendosur edhe që Zyra e Prokurorit të Specializuar të paraqesë vendimin zyrtar për mbylljen e çështjes deri më 10 nëntor.
“Gjithashtu, ZPS-së iu kërkoi të paraqesë njoftim zyrtar mbi mbylljen e çështjes së vet deri më 10 nëntor, kurse pritet që mbrojtja të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e ndonjë prej akuzave ose të gjitha akuzave në bazë të rregullës 130, brenda datës 17 nëntor”, thuhet në njoftim.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/11/charles-L-smith.png)
Më 3 nëntor, trupi Gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për të ftuar edhe një dëshmitarë shtesë në gjykimin nga ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Seanca e parë e gjykimit të ish-krerëve të OVL-UÇK-së kishe filluar me 7 tetor të këtij viti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj