Sport

Conference League/ Roma dhe Tottenham-i për të shpëtuar ‘nderin’


E enjta do të sjellë 16 përballje në Conference League. Mes skuadrave që do të zbresin në fushën e blertë janë Roma, Tottenham-i, Union Berlin-i, Feyenoord-i, si dhe PAOK-u me Rennes-in.

Ndeshjet do të luhen për javën e katërt të fazës së grupeve. Dy ndeshje do të luhen nga ora 16:30, tetë ndeshje nga ora 18:45 dhe gjashtë nga ora 21:00.

Grupi A

LASK-u do të presë Alashkert-in. Përballja e parë mes tyre përfundoi me rezultatin 3-0 për austriakët e LASK-ut. Maccabi Tel Aviv do të përballet me HJK-në. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi me fitoren e thellë 5-0 të izraelitëve.

Grupi B

Flora Tallinn-it do të përballet me Anorthosis Famagusta-n. Takimi i parë në Qipro u mbyll në barazim 2-2. Gent-i pret Partizan-in e Beogradit. Belgët fituan minimalisht 1-0 në sfidën e parë në Serbi.

Grupi C

Zorya Luhansk-u pret CSKA Sofia-n. Ukrainasit fituan minimalisht 1-0 në sfidën e parë mes dy skuadrave. Roma do të përballet me Bodo/ Glimt-in. Ndeshjen e parë e fituan norvegjezët me rezultatin e thellë 6-1.

Grupi D

AZ Alkmaar-i përballet me CFR Cluj-in. Holandezët fituan minimalisht 1-0 ndeshjen e parë. Randers-i pret Jablonec-in. Sfida e parë mes tyre përfundoi në barazim 2-2.

Grupi E

Union Berlin-i pret Feyenoord-in. Holandezët fituan përballjen e parë me gjermanët në shifrat 3-1. Slavia Praha-s do të përballet me Maccabi Haifa-n. Izraelitët fituan minimalisht 1-0 në takimin e parë.

Grupi F

Lincoln Red Imps-i pret Slovan Bratislava-n. Sllovakët fituan ndeshjen e parë me shifrat 2-0. PAOK-u do të përballet me Kobenhavn-in. Grekët fituan me rezultatin 2-1 në takimin e parë.

Grupi G

Rennes-i do të përballet me Mura-n. Francezët fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2-1. Tottenham-i pret holandezët e Vitesse-s. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Vitesse-s.

Grupi H

Kairat Almaty përballet me Qarabag-un. Ndeshjen e parë e fituan azerët me rezultatin 2-1. Omonia Nicosia përballet me Basel-in. Zviceranët fituan ndeshjen e parë me rezultatin 3-1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore