Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), bën me dije, të mërkurën, më 3 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjashtë humbje jete, për shkak të coronavirusit. Tre qytetarë janë nga Tirana, një nga Elbasani, një nga Fieri dhe një nga Tepelena. Këta persona i përkasin grupmoshës 49-92 vjeç.
Janë kryer 3 mijë e 849 testime dhe kanë rezultuar pozitivë një mijë e shtatë qytetarë.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, ndër këto 21 ndodhen në terapi intensive dhe 6 pacientë janë në intubim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 581 qytetarë.
MSHMS-ja, iu ka bërë apel qyetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID. Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë distancimin fizik, të kujdesen për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit