Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 34 të tjerë janë plagosur pas dy shpërthimeve terroriste.
Spitali kryesor i Kabul-it në Afganistan është goditur gjatë mesditës së 2 nëntorit nga dy sulme të njëpasnjëshme.
Shpërthimet ndodhën në hyrje të spitalit “Sardar Mohammad Daud Khan”, i cili ndodhet në qendër të Kabul-it.
Nga pamjet amatore që po qarkullojnë në Twitter është kapur momenti ku dyshohet se janë futur atentatorët në hapësirën e spitalit.
Agjencia zyrtare e lajmeve Bakhtar citon se një numër i luftëtarëve të Shtetit Islamik (IS) mësynë në spital dhe u përleshën me forcat e sigurisë.
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për numrin e viktimave, por një zyrtar taleban tregon për mediat lokale se bëhet fjalë për të paktën 15 viktima.
Fotografitë e shpërndara nga banorët tregojnë një shtëllungë tymi pranë ish-zonës diplomatike në zonën Wazir Akbar Khan.
Dëshmitarët thanë se kanë parë të paktën dy helikopterë të fluturojnë mbi zonë.
Qëkurse talebanët morën frerët e qeverisë afgane, shpërthimet i shtohen listës në rritje të sulmeve dhe vrasjeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dëshmi nga Rafahu: Situata është jashtë kontrollit, askush nuk beson se lufta mund të përfundojë
-
Gjermania kërkon që Kosova të dërgojë “sinjale të qarta” për ta siguruar votën në Këshillin e Evropës
-
Kitara e zotëruar më parë nga Prince mund të kapë 600 mijë dollarë në ankand
-
SHBA-të ndaluan dërgesën e bombave në Izrael, shqetësime për përdorimin e mundshëm në Rafah