Jetesë & Stil

Simier Woods, reperi amerikan mbjell diamant në ballë


Reperi i njohur amerikan, Simier Woods i njohur ndryshe si i Lil Ozzy Vert, ka habitur të gjithë me vendimin e tij. Ai ka vendosur të mbjellë një diamant në ballë, me një vlerë prej 24 milionë dollarësh.

Këngëtari ka zbuluar dëshirën e tij në twitter. Ai kishte filluar të kursente që nga 2017-ta.

Këngëtari amerikan zbuloi se ky diamant do ishte gjëja më e vlefshme nga e gjithë pasuria e tij, duke përfshirë këtu shtëpinë dhe makinën Bugatti.

Diamanti do të mbillet nga këngëtari dhe, argjendari Elliott Alliant i cili punon me njerëz të famshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore