Drejtoresha e Spitalit të Krujës, Yllka Sheta, në një deklaratë për mediat, ka reaguar mbi gjendjen alarmante të krijuar në Krujë, pas helmimit, i cili dyshohet se ka ardhur nga uji i pijshëm.
Sipas saj, në Spital deri më tani janë paraqitur mbi 300 pacientë për të marrë ndihmë mjekësore me simptomat e helmimit.
“Nuk ka pasur raste të rënda, që t’i dërgonim për mjekim të specializuar në Tiranë, kanë marrë të gjithë shërbimin këtu”, tha ajo.
Sheta u shpreh se situata mbetet nën kontroll.
Që nga dita e djeshme në këtë Spital ka pasur fluks pacientësh me diarre dhe të vjella.
Policia e Krujës të hënën e 25 tetorit ngriti një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.
Ajo nëpërmjet një njoftimi bërë me dije se janë vënë në dijeni organet e Shëndetit Publik dhe të AKU-së.
Tashmë priten përgjigjet e analizave për ujin që furnizon qytetin e Krujës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE