Bota

Gjykuesit e shkarkimit të Trump-it: ‘Ish-presidenti i vetmi fajtor i trazirave’


Donald Trump

Gjykuesit e shkarkimit të ish-Presidentit Donald Trump, e kanë quajtur atë të vetmin përgjegjës të trazirave.

Nëntë përfaqësuesit e fajësimit të Dhomës së Përfaqësuesve kanë paraqitur çështjen e tyre kundër Trump-it në një proces gjyqësor.

Këto anëtarë do të shërbejnë si ekip i prokurorisë në gjyqin për Trump-in.

Argument i tyre bazohet në akuzat se trazirat në Capitol, me 6 janar, kanë qenë si rezultat i një fushate të drejtëpërdrejtë nga ish-presidenti për të “minuar demokracinë” dhe për të “përmbysur zgjedhjet” me çdo kusht.

Ata kanë paralajmëruar se nëse shfajësohet Trump, do të shkaktohen “dëme të mëdha për kombin”.

Në përmbledhjen e detajuar që ato kanë paraqitur në Senat, kanë argumentuar se Trump, është i vetmi përgjegjës për sulmin.

“Ish-presidenti Trump ka demonstruar pa dyshim se ai do të përdorë çdo metodë për të ruajtur ose rivendosur kontrollin e tij të pushtetit. Një president që sulmon me dhunë procesin demokratik nuk ka të drejtë të marrë pjesë në të”.

Argumentin e ngritur nga avokati i Trump-it, David Schoen, që ish-presidenti ka ushtruar të drejtën e tij të amendamentit për fjalën e lirë, gjykuesit  kanë argumentuar të kundërtën.

“Trump, minoi të gjitha të drejtat e parashikuara atje, përfshirë fjalën e lire”.

Trump ka kërkuar që në mbrojtjen e tij të përfshihen pretendimet për mashtrim në zgjedhjet.

Një ditë më parë, zyra e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se David Schoen dhe Bruce L.Castor JR, do të jenë dy avokatët që do të kryesojnë ekipin ligjor për gjyqin e fajësimit, pasi ekipi i tij mbrojtës dha dorëheqjen.

Arsyeja e largimit ekipit qëndron në kërkesën e Trump-it që të mbështetej në akuzat e mashtrimit të zgjedhjeve.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore