Një rrjedhje masive të dhënash e raportuar nga media britanike BBC, tregon se si shtete shumë të fuqishme të botës po përpiqen të manipulojnë një raport shkencor klimatik mbi si ato duhet të luftojnë krizën klimatike.
Ndër këto shtete, janë Arabia Saudite, Japonia dhe Australia. Ato po i kërkojnë Kombeve të Bashkuara të ngadalësojnë procesin e largimit nga karburantet fosile.
Po ashtu, duket edhe një qasje më e tërhequr e vendeve të pasura, për të investuar mbi kalimin në teknologjinë e gjelbër për vendet e varfra.
Ky “lobim” përmes rrjedhjeve të raportit, ngre pyetje edhe mbi samitin COP26 që pritet të mbahet në Nëntor.
OKB-ja ka rekomanduar qartësisht veprimin mbi parandalimin e një katastrofe të mundshme mjedisore, duke shkuar drejt energjisë së gjelbër. Në samit, po ashtu, kërkesa do të jetë e njëjtë.
Ngrohja globale është në 1.5 gradë Celsius për momentin dhe nëse masa shtesë nuk merren, temperaturat pritet të rriten shumë më shumë në vitet në vijim.
Mbi 32 mijë kërkesa nga qeveri të ndryshme, mendohet se janë pjesë e këtij raporti. Kompani dhe palë të treta të interesuara, janë gjithashtu të përfshira.
Raporti shkencor i kërkuar nga OKB-ja, u ndërmor për të marrë gjithë panoramën e plotë e gjendjes në të cilën planeti ndodhet aktualisht. Të gjithë të dhënat më të mira shkencore, u vunë në dispozicion të këtij raporti.
Qeveritë, supozohet se duhet t’i përdorin këto të dhëna, për të marrë hapa konkretë në politikat lokale dhe globale. Globale, pasi konsensusi i plotë i çdo vendi në botë, duhet sipas raportit që të arrihen rezultate.
Përgjigje mbi këtë rrjedhje të dhënash ndërkaq, ende nuk ka.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pajisja e parë në botë e epilepsisë ka reduktuar krizat e pacientit gjatë ditës me 80%
-
Asnjë gol në Grupin C: Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kualifikohen, Serbia jashtë Euro 2024
-
Mëlçia e dhjamosur, rregullat për parandalimin dhe trajtimin
-
Evropianët nuk heqin dorë nga zakonet e tyre tradicionale të pijeve alkoolike
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj