Filmi “Dy Luanë drejt Venecias”, me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji, prodhuar nga shtëpia kinematografike “EJF FILM” do të konkurrojë në “International Feature Film Award”, edicioni i 94-t.
Mbrëmjen e 7 qershorit 2021, personazhe të botës së artit, medias, jo vetëm, ishin të pranishëm në promovimin e filmit më të ri shqiptar, i cili bëri bashkë një kast të veçantë aktorësh, si: Kastriot Caushi, Vasjan Lami dhe Marjana Kondi.
Një produksion me pjesëmarrje jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare, dhe një “ëndërr e realizuar” tashmë, siç e quajti edhe regjisori dhe skenaristi i filmit, Jonid Gjorgji për Albanian Post.
Në qendër të filmit janë dy kineastë shqiptarë, të cilët janë përzgjedhur të marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Gjatë rrugëtimit të tyre, ata ndeshin dy aktore të kinematografisë pornografike dhe çfarë vjen pas është një aventurë, ku ndërthuret drama e jetës së personazheve, me situatat komike, të cilat shkaktuan mjaft të qeshura për publikun në amfiteatër, gjatë mbrëmjes promovuese.
Mbrëmja, kushtuar “2 Luanë-ve drejt Venecias” u mbyll mes duartrokitjeve për aktorët dhe stafin realizues.
Nuk munguan as vlerësimet dhe urimet nga ana e publikut, të cilët e cilësuan si një film argëtues “jashtë rutinës së asaj që jemi mësuar të shikojmë”, siç u shpreh edhe aktori Herion Mustafaraj për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë