Këngëtarja Adele u shfaq hapur në mediat sociale, ku postoi një fotografi me partnerin (për të cilin kishim kohë që dyshonim) në dasmën e yllit të LA Lakers, Anthony Davis.
Ajo dukej e mrekullueshme, veshur me një fustan të zi, me mëngë të bardha të fryra. Ajo e ka përshkruar foton thjesht me një zemër të kuqe.
Muajin e kaluar, çifti u pa teksa drekonin në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u rritur kështu dyshimet se nuk ishte thjesht një miqësi…
Në korrik, një mik i tyre deklaroi se romanca ishte “e zakonshme” dhe ata nuk kishin një lidhje serioze.
Të dielën, Adele postoi një fotografi të saj në mediat sociale me agjentin sportiv Rich Paul.
Edhe më parë u raportua se ajo dhe Paul ishin duke u takuar, dhe duket se kjo është mënyra e saj për të bërë konfirmimin e marrëdhënies së tyre në Instagram.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mëlçia e dhjamosur, rregullat për parandalimin dhe trajtimin
-
Jennifer Lopez fluturon me pako ekonomike nga Italia në Francë
-
Kirurgu i përgjithshëm amerikan e cilëson dhunën me armë në SHBA si një krizë urgjente të shëndetit publik
-
Princesha Anne shtrohet në spital me tronditje pas një “incidenti” në shtëpinë e saj në fshat