Ish-Kryeministri i Serbisë dhe ish-kryetari i Nishit, Zoran Zivkoviç është shprehur se zëvendësimi i targave shtet-neutrale (KS) në veri të Kosovës është pjesë e marrëveshjes së Brukselit “që vetë Aleksandër Vuçiç e ka nënshkruar para 5 viteve” dhe se çfarë po ndodhë tani “nuk është asgjë më shumë se sa pasojë e vetë politikës së Vuçiçit”.
Zizkoviç i cili shërbeu si kryeministri i shtatë i Serbisë, ka thënë për agjensinë e lajmeve Beta, se pavarësisht se kjo mund t’u ketë “ardhur si befasi serbëve”, kjo është sepse “vetëm pas pesë viteve Vuçiç e kuptoi që ka bërë gabim kur e ka nënshkruar atë marrëveshje. Është vetëm faji i tij”.
“Tash kjo është arsyeja se pse ai po synon të paraqitet si shpëtimtari i serbëve e i Serbisë, por tani ne jemi dëshmitarë se kudo që Vuçiçi, Daçiçi e Vulini, si dhe mentorët e tyre Millosheviçi dhe Shesheli, kudo që këta njerëz ‘kanë mbrojtur serbët’, aty s’ka më serbë. Për këtë arsye unë frikësohem për ata serbë që janë në Kosovë, të cilët Vuçiçi thotë se i mbron”, deklaroi ai.
Për thirrjen e mbledhjes emergjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga ana e Vuçiç, Zizkoviç thotë se është vetëm një situatë tragji-komike ku një njeri si Vuçiçi e kupton se ka bërë gabime, dhe se pasojat po i rikthehen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: E vërteta për Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit
-
BE-ja e kategorizon “spekulim” optimizmin e Bislimit për heqjen e masave
-
BE-ja s’komenton gjetjen e armëve në Veri, kërkon që Kosova të mos marrë “hapa të njëanshëm”
-
Lista Serbe ofendon Rashiçin: Djali i Kurtit s’ka legjitimitet të flasë për Asociacionin
Lajmet kryesore
-
Basha sulmon sërish Berishën: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që i bën opozitës
-
Finalet e EURO 2024/ Mitaj: Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja me Kroacinë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
BE-ja e kategorizon “spekulim” optimizmin e Bislimit për heqjen e masave