Shqipëria

Rriten treguesit e shërbimeve në 2021, mbeten ‘jashtë’ agjencitë e udhëtimeve


Instituti i Statistikave (INSTAT)  ka publikuar raportin lidhur me shërbimet për periudhën e tremujorit të dytë të vitit 2021.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transport, magazinim dhe postë, hotele; bar-restorante, informacioni dhe komunikacioni, aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtim – ky është grupi që përfshin aktivitetet ekonomike.

Bazuar në shifrat e publikuara, vërehet një rritje shumë e madhe me 63.2 për qind e indeksit të shitjeve neto në krahasim me tremujorin e dytë të vitit kaluar për sa i përket tregtisë.

Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve ka pësuar një rritje të lehtë prej 2.5%.

Këto shifra vijnë nga transporti, magazinimi dhe posta që përfshin transportin hekurudhor, detar dhe ajror.

Për sa i përket tregtisë me shumicë, tregtisë me pakicë dhe riparimit të automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e dytë 2021 indeksi i shitjeve shënoi rritje 16.3%, ndërsa indeksi i pagave rritje me 19.3%

Baret dhe restorantet janë gjithashtu pjesë e shërbimeve që janë përfshirë në “klimën” e rritjes.

Indeksi i shitjeve pësoi rritjen më të madhe, me një shifër shumë të lartë prej 82.1%.

Ndërsa, ka pësuar rënie në numrin e të punësuarve, me 10.7 %.

Lidhur me informacionin dhe Komunikacionin, rritjen më të madhe e ka pasuar nga indeksi i pagave me 33.2%, pasuar nga shitjet me 26.4%.

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e dytë 2021, krahasuar me atë të një viti më parë, në indeksin e shitjeve është rritur me 53.7%, ndërsa një rritje më të vogël në numrin e të punësuarve.

Agjencitë e  udhëtimit, gjatë kësaj periudhe kanë pësuar rënie në dy tregues, atë të punësuarve dhe pagave, respektivisht me 17.3% dhe 4.3%.

Në një panoramë krahasimesh nga gjithë shërbimet, vërehet se në treguesin kryesor që janë shitjet, e kanë pasur baret dhe restorantet.

Ndërsa, në dy treguesit e tjerë, të punësuarve dhe pagave agjencitë e udhëtimit janë i vetmi shërbim që ka pësuar rënie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore