Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 14 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 583 persona të infektuar.
Numri i të infektuarve vjen nga 9 mijë e 634 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 1 mijë e 944 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 18 mijë e 548.
Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 19 mijë e 807.
Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 660 mijë e 100 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 355 mijë e 633.
Një ditë më parë në Kosovë, 30 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 685 raste të reja pozitive me COVID-19.
Gjendja me COVID-19 në spitalet e përgjithshme në Kosovë
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi të shtunën, më 11 shtator, se në 24 orët paraprake ka pasur më shumë lirime të pacientëve me Coronavirus sesa pranime të reja në spitale dhe klinika.
“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve”, u tha në njoftimin e këtij shërbimi.
SHSKUK-ja po ashtu njoftoi se 65 pacientë me Coronavirus janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në spitalet dhe klinikat në mbarë Kosovën po trajtohen 1 mijë e 2 pacientë, 887 prej tyre të konfirmuar me Coronavirus. Prej tyre, 838 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Sa i përket klinikave të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, përkatësisht 99 pacientë.
Ndërsa, nga spitalet rajonale, numri më i madh i pacientëve po trajtohen në spitalin e Pejës, përkatësisht aty janë të shtrirë 192 pacientë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, lihen në arrest shtëpie
-
Rama njofton se shumë shpejt do të nis ndërtimi i spitalit të Prishtinës
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Ambasada amerikane në Kosovë: Një demokraci e fortë inkurajon një media të lirë
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike