Vende

Kisha që qëndron “pezull në ajër”, vendi turistik për të mos u humbur


Një atraksion turistik, që ia vlen me patjetër të vizitohet, është kisha e mahnitshme italiane e ndërtuar rrëzë një shpati, në 2 mijë e 500 metra lartësi, aq sa të krijon idenë sikur qëndron pezull në ajër. Kjo kishë e magjishme italiane është e ndërtuar në anën e një shkëmbi.

“Santuario Madonna della Corona” është ndërtuar në një cep të hollë shkëmbi, në malin Baldo, mbi luginën e lumit Adige.

Ky është një vend i popullarizuar nga pelegrinët dhe turistët e shumtë, të cilët tërhiqen nga pamjet e saj mahnitëse, skulpturat dhe historia e saj shumë domethënëse.

Historia e Santuario Madonna della Corona daton mbi 1 mijë vjet.

Fillimisht ishte një vend ku murgjit udhëtonin për të gjetur qetësi dhe për të medituar.

Nga gjysma e dytë e shekullit të 13-të, në atë vend kishte një manastir me një kishëz kushtuar Shën Marisë së Montebaldo.

Në 1530 u përurua struktura më e hershme e kishës ekzistuese, megjithëse adhuruesve dhe të gjithë të apasionuarve pas saj u duhet të përshkojnë një rrugë të vogël përmes një kalimi buzë shkëmbit për ta arritur aty.

Edhe pse tani vonë është ndërtuar edhe ura, përmes të cilës edhe kalimi bëhet më i shkurtër.

Në 1625 u ndërtua një kishë edhe më e madhe, 13 metra mbi ndërtesën ekzistuese.

Në 1899 u shtua fasada aktuale gotike.

Kompleksi i kishës mbijetoi në shekullin e 20-të dhe në vitet 1970 iu nënshtrua një restaurimi të plotë.

Në vitin 1982, ajo u shpall një “bazilikë e vogël” e Italisë dhe Papa Gjon Pali II e vizitoi atë në 1988.

Rruga përmban 14 statuja bronzi, që përfaqësojnë Stacionet e Kryqit. Ekziston edhe një autobus që shkon në kishë nga Spiazzi në të njëjtën rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore