Jetesë & Stil

Realiteti i Chiara Ferragni-t, dalin fotot e paparacëve gjatë zënkës me bashkëshortin


Chiara Ferragni është një nga blogeret më të ndjekura, me 26 milionë ndjekës në Instagram. Familja e saj, me partnerin Fedez, së bashku me dy fëmijët e tyre, Leo dhe Vittoria, duket shumë afër perfektes.

Mirëpo, edhe pse në sytë e publikut duken sikur çifti merren vesh për gjithçka, paparacët i kanë fotografuar çiftin në momente diskutimi.

Ata përjetuan një moment tensioni, në jahtin e mikut të tyre Diego Della Valle në Amalfi Coast dhe zënka e tyre nuk i shpëtoi aparatit të paparacit të revistës “Chi”.

Në foto, çifti Ferragnez duket se po diskutojnë me tone të ashpra, një skenë e pazakontë për fansat e tyre.

Dhe siç mund të mendohej, fotot janë bërë virale në internet.

Megjithatë, dyshja ka zgjedhur mos t’i komentojë pamjet. Madje, duket se ata e kanë kaluar momentin e tyre jo të mirë. Më 2 shtator çifti festoi tre vjet martesë dhe Chiara postoi disa fotografi nga dasma.

Fedez, nga ana tjetër, bëri një postim, gjithashtu shumë romantik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore