![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/bbb.jpg)
Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shpallur emergjencën në Kaliforni dhe ka urdhëruar ndihmë federale për të rritur përpjekjet e reaguesve lokalë për të luftuar zjarrin në Caldor.
Kështu ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë të mërkurën e 1 shtatorit.
Kjo lëvizje e presidentit amerikan ka ardhur pas ndezjes së zjarrit në zonën e Sierra Nevada-s që nga mesi i muajit gusht dhe që ende kërcënon shtëpitë dhe bizneset pranë liqenit Tahoe.
Situata është përkeqësuar për shkak të erërave të forta dhe thatësirës, të cilat kanë nxitur edhe më shumë përhapjen e zjarrit në vend.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se reagimi i Biden-it autorizon koordinimin e masave të ndihmës nga fatkeqësitë prej Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
GJKKO lë në burg Jorgo Goron, ish-kreun e Bashkisë Himarë
-
Manastirliu pasqyron rritjen e pagave për mësuesit: Mesatarja shkon në 950 euro, përfitojnë edhe psikologët e shkollave
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Fondaj përfundon dëshminë – në seancë të mbyllur deklarohet dëshmitari i 74-të
Lajmet kryesore
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Qeveria miraton rritjen e pagave të administratës, synohet mesatarja 105 mijë lekë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën