Katër pacientë kanë humbur jetën në një nga spitalet Covid-19 në Rumani, si pasojë e përfshirjes nga flakët. Ngjarja është shënuar mëngjesin e 29 janarit, në spitalin “Matei Bals” në qendër të Bukureshtit.
Tre pacientë të prekur me Covid-19 gjetën vdekjen e menjëhershme. I katërti ndërroi jetë më vonë. 120 pacientë të tjerë nga i njëjti repart u evakuan.
Ky spital është një nga më të mëdhenjtë e qytetit.
Kjo është hera e dytë që bie zjarr në këtë spital. Më herët, në muajin nëntor të 2020-s humbën jetën 10 persona. Ky spital është në qendër të vëmendjes nga mediat. Kjo vjen si shkak i imazheve të publikuara me pavijone të mbipopulluara dhe pacientë që trajtoheshin në korridore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet