![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/08/14725626_1848772902075739_2237274528827350034_n.jpg)
Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar të premten e 27 gushtit në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç.
Ky i fundit mbante detyrën e Trupës Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.
Efektivi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.
“Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fakteve të administruara nga kryerja e hetimeve paraprake”, shkruhet në njoftimin e drejtorisë.
Ndërtimi i incidentit
Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një konflikt fizik me kallëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme, për shkak të intimidimit me anë të uniformës së Policisë, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.
SHÇBA-ja shton në deklaratën e saj se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Basha sulmon sërish Berishën: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që i bën opozitës
-
Finalet e EURO 2024/ Mitaj: Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja me Kroacinë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
BE-ja e kategorizon “spekulim” optimizmin e Bislimit për heqjen e masave