Sekretari i ri i Shtetit, në Shtetet e Bashkuara(SHBA), Antony Blinken, deklaroi më 27 janar se favorizonte favorizonte bashkëpunimin me Kinën. Blinken favorizon bashkëpunimin në lidhje me ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera. Blinken ka nënvizuar gjenocidin e kryer ndaj ujgurëve myslimanë në Xinjiang.
Marrëdhënia SHBA-Kinë është “pa dyshim marrëdhënia më e rëndësishme në botë”, tha Blinken për gazetarët.
“Marrëdhënia midis dy vendeve ka disa aspekte kundërshtuese, si konkurenca. Ka shumë çështje ku mund të bashkëpunojmë”, tha Blinken. Ai shtoi se beteja për ndryshimet klimatike është në interesin e të dy vendeve.
Blinken u pyet për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Kinën. Duke pasur parasysh që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Kina ka kryer gjenocid ndaj ujgurëve në Xinjiang. Blinken mbështeti deklaratën e Pompeo-s për ujgurët.
“Gjykoj se gjenocidi është kryer kundër ujgurëve. Kjo nuk ndryshon”, shtoi Blinken.
Politika e ish-presidentit, Donald Trump “America First” (Amerika e Para) shkatërroi aleancat tradicionale të Washington-it. Sulmi në Capitol më 6 janar dëmtoi dhe më tej SHBA-në duke i dhënë një goditje rolit ndërkombëtar të SHBA-së, si model referimi për demokracinë.
Administrata e Biden-it ka premtuar një qasje të ashpër për të “konkuruar” Kinën. Mbështetësit e një politike të ashpër ndaj Pekinit kanë ngritur disa shqetësime. Ata thonë SHBA-ja mund të detyrohet të bëjë kompromise për të progresuar në lidhje me klimën apo Korenë e Veriut./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës