Ekonomia e SHBA-së kaloi performancën e saj më të dobët në 74 vite në vitin 2020. Pandemia dëmtoi bizneset e shërbimeve, restoranteve dhe linjave ajrore.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e katërt pritet të tregojë rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë.
Rezerva Federale (RF) njoftoi të mërkurën se norma e interesit do të jetë afër zeros. RF-ja do të vazhdojë injektimin e parave në ekonomi përmes blerjeve të bonove. Sipas institucionit financiar, ritmi i rimëkëmbjes në aktivitetin ekonomik dhe punësimin është përmirësuar në muajt e fundit.
Presidenti, Joe Biden, prezantoi planin me vlerë 1.9 trilionë dollarë dhe mund të përdorë raportin e PBB-së për të mbështetur këtë plan të propozuar.
Ekonomistët kanë llogaritur që ekonomia u tkurr me 3.6% në vitin 2020, performanca më e keqe që nga viti 1946. Kjo do të pasonte rritjen prej 2.2% në 2019 dhe do të ishte rënia e parë vjetore e PBB-së që nga recesioni i viteve 2007-09.
Në tremujorin e katërt, PBB-ja të rritet në 4%, sipas një studimi të Reuters.
Mungesa e vendeve të punës dhe ndalimi i një subvencioni javor për të papunët pritet të frenojë rritjen e shpenzimeve të konsumatorit në 3% në tremujorin e katërt.
Shpenzimet e konsumatorit, të cilat përbëjnë më shumë se dy të tretat e ekonomisë amerikane, arritën 41% në tremujorin korrik-shtator.
Kufizimet e reja të bizneseve do të mbajnë shpenzimet për shërbime në kuota konstante./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë