![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/07/covid_whitepaper-1.jpg)
Katër persona e kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 2 mijë 250 raste pozitive me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11 mijë 814 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 persona gjithsejtë.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 16 mijë 341.
Numri total i rasteve të konfirmuar është 125 mijë 348 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 307 persona.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 22 mijë 245 vaksina kundër COVID-19.
Nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në të gjithë Kosovën janë dhënë 666 mijë 476 doza të vaksinës.
Ndërsa të vaksinuar me dozën e dytë janë 227 mijë 581.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com