Në muajin mars, Zvicra do të mbajë një referendum ku populli do të vendosë nëse do të lejohet burka në ambientet publike. Kjo vjen pas shqetësimeve të shumta, të ngritura në lidhje me mbulimin e fytyrës.
Para mbajtjes së referendumit janë zhvilluar sondazhe, ku 63% e zviceranëve janë shprehur pro ndalimit të saj.
Nisma është inicuar nga Partia Popullore zviceriane (SVP). Ajo ka pasur kundërshtarët e saj që shprehen se kjo do te binte në kundërshtim me vlerat e shtetit.
Zyrtarët nga SVP-ja shprehen, se aty nuk përmenden mbulesat myslimane, duke thënë vetëm se “askush nuk duhet të mbulojë fytyrën e tij në publik”.
Qeveria zvicerane u ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë propozimin për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës.
Qytetarët zviceranë do të votojnë për propozimin e dhënë në referendum.
Këshilli Federal dhe Parlamenti kanë rekomanduar refuzimin e një iniciative të tillë, me arsyetimin se ndalimi do të ndikonte në turizmin e vendit.
Zvicra është një vend kryesisht i krishterë. Katolikët janë grupimi më i madh, të ndjekur nga protestantët.
Peizazhi fetar i Zvicrës ka ndryshuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Numri i njerëzve pa asnjë lidhje me fenë është rritur, dhe ka komunitete të reja që praktikojnë besime të ndryshme./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serwer për presionin ndërkombëtar rreth Asociacionit: Pritja që Kurti të kryejë vetëvrasje politike është marrëzi diplomatike
-
Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë
-
Al Jazeera pas mbylljes nga Izraeli: Vendim i rrezikshëm, drejt përgjigjes ligjore
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit