Sezoni i ri për skuadrën e Real Madrid-it ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mbretërorët ishin mysafirë të Alaves-it në “Mendizorroza” në ndeshjen hapëse të sezonit.
Pjesa e parë ishte e qetë, me të dy skuadrat që monitoronin ndeshjen dhe kundërshtarin pa rrezikuar shumë portën.
E dyta ishte krejtësisht histori tjetër.
Real Madrid-i e nisi shumë mirë, duke shënuar tre herë në çerekun e parë të pjesës së dytë.
Dy herë Karim Benzema e një herë Nacho ishin vendimtarë për të dërguar topin në fundin e rrjetës.
Alaves ngushtoi epërsinë me anë të golit të Joselu-t nga penalltia, mirëpo vendasit nuk paraqitën asnjë rrezik për madrilenët.
Pak para përfundimit të ndeshjes, një krosim i bukur i Alaba-s e gjeti të lirë në zonë brazilianin Vinicius.
Ky i fundit shënoi me kokë, duke e vulosur rezultatin përfundimtar 1-4.
Real Madrid-i e nis sezonin në mënyrën më të mundshme, sezon ky ku synojnë titullin numër 35 në kampionatin elitar spanjoll.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen