Në komedinë e vitit 1994 të Brendan Fraser “Airheads”, ku një bend i zhanrit heavy-metal pushton me dhunë dhe e mbanë peng një radio stacion, një polic i infiltruar dëshiron të depërtojë brenda ndërtesës.
Bendi për të testuar çka është ai, e pyet: “Në një duel mes Lemmy-t dhe Zotit, kush do të fitonte?”, ai përgjigjet “Lemmy”, por kur vëren që s’prodhon efekt, provon edhe njëherë, kësaj here “Zoti!”. Por anëtari i bendit i’a kthen “Gabim budalla! Lemmy është Zoti!”.
Të gjithë qeshin së bashku dhe e fluturojnë jashtë me shqelma policin.
Lënë anash këtë komedi hyjnore kinematografike, këngëtari anglez Lemmy i bendit ikonik “Motorhead”, është shenjtëruar edhe brenda një objekti fetar në Holandë. Këmbanat e kishës, kësaj here, në Weert, ranë tingujt e errët të këngës së kokave motorike “Ace of Spades”.
Pak para vdekjes së Lemmy-t në vitin 2015 ai për “Rolling Stone” kishte thënë se “Kur e luajm ‘Ace of Spades’ në skenë, të gjithë e duan. Por kur e kemi shkruar, ne thjesht e bëmë për album”.
“Mendoj se ka qenë shumë e mirë, por jo edhe aq e mirë. Është vetëm një këngë tjetër. Isha befasuar se sa shumë u ngrit. Nuk është fare më e mirë se këngët tjera”, kishte thënë Lemmy.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”
-
“Siguria ime u rrezikua disa herë”, zbulon Billie Eilish