![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/08/Capture-7.png)
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rёnё në prangat e Policisë sё Shtetit Shqiptar, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Bёhet fjalё për një 47-vjeçar, banor të Durrësit, i cili ka qenë i dënuar në shtetin fqinj pёr veprёn penale “Trafik i drogёs”.
“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës”, ka njoftuar policia.
Gjykata e Apelit në Ancona tё Italisё e ka dënuar shtetasin nё fjalё me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
Parashikimi i motit, 26 qershor 2024
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci