Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me futbollin kosovar.
Mbi të gjitha, në mbledhje është folur edhe për sekretarin e përgjithshëm të FFK, Eroll Salihun.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e FFK, se ai nuk është më sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës pasi i kërkoi komitetit ekzekutiv ta lirojnë nga detyra.
“Ndërkaq, me kërkesën e veçantë të Sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor. Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, kanë shkruar FFK në faqen e tyre zyrtare.
Kujtojmë se Salihu ishte po ashtu pjesë e ekipit, që e ndihmoi Kosovën të futet në FIFA e UEFA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Gutierres, deputetit Basha: Ndaloni së frikësuari gazetarët, boll më