![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/08/227277750_10159632680605522_6391654814419048068_n.jpg)
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të ketë subvencionim të pagesës 50 për qind për të gjitha gratë të cilat punësohen.
“Sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3 – për Mbështetjen e Grave në Punësim. Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se pas periudhës tre mujore, subvencionimi do të bëhet sipas masës 1.2, me 10 për qind të pagesës bruto.
“Kusht është që të punësuarat e reja të mos figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor/2021. Aplikimi, njësoj sikurse edhe për Masën 1.2, do të bëhet përmes sistemit EDI të ATK-së”.
Ndërkaq, më 29 korrik, Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, ka marrë vendim që të punësuarave të reja t’u paguhen kontributet pensionale për një vit.
Sipas Ministrisë së Financave, njëra ndër masat kryesore të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, është formalizmi i ekonomisë dhe mbështetja e të punësuarve, duke theksuar se kjo masë shërben si një tjetër instrument në luftimin e efekteve negative të pandemisë.
Për të përfituar nga subvencioni, punëtorët e rinj duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, duke filluar nga data 1 gusht 2021 (për periudhën tatimore korrik 2021).
Ndryshe, subvencionet janë fonde që qeveria ua merr taksapaguesve dhe ua jep grupeve të caktuara (për shembull fermerëve) për t’i mbështetur bizneset e tyre dhe nxitur zhvillimin ekonomik.
Një pjesë e këtyre subvencioneve natyrisht shpenzohet nga administrata që i mbledh dhe shpërndan ato.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj