Teknologji

Xbox Live Gold, rritje çmimi


Deklarata e kompanisë amerikane të teknologjisë, Microsoft, se do të rrisë çmimin për anëtarësimin në Xbox Live Gold ka nxitur reagime nga lojëtarët.

Sipas Market Watch, faqe dedikuar të rejave financiare, anëtarësimi njëmujor në Xbox Live, i cili është i nevojshëm për të luajtur në internet lojën “Call of Duty” nga 10 dollarë shkon 11 dollarë. Ndërsa, anëtarësimi tremujor shkon nga 5 dollarë në 30 dollarë.

Rritja e çmimit ndikon më shumë te përdoruesit që parapëlqejnë të blejnë paketën 12 mujore me 120 dollarë duke dyfishuar abonumin për një muaj të plotë.

Kjo rritje ka çuar në kalimin e shumë lojëtarëve në Playstation ku abonimi 12 mujor është ende 60 dollarë.

Ndërkohë, Microsoft e ka mbështetur lëvizjen e rritjes së çmimit duke u shprehur në blog se “çmimi i Xbox Live Gold nuk ka ndryshuar për vite me radhë dhe në disa tregje nuk ka ndryshuar për më shumë se 10 vjet”.

Xbox Live Gold është një prej planeve katërmujore Game Pass të ofruara nga Microsoft. Ai nuk është plani më i plotë dhe më i shtrenjtë i ofruar nga Microsoft./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore