Trupat e pajetë të kosovarëve mërgimtarë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në Slavonski Brod të Kroacisë, pritet të arrijnë këtë mëngjes në Kosovë.
Bartjen e kufomave po e bën falas, kompania”Pikëllimi”.
“Gjithë procedurat e nevojshme për transportimin e 10 viktimave janë kryer. Trupat e tyre janë rrugës duke ardhur”, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeçla.
“Besojmë që herët në mëngjes do të arrijnë këtu dhe pastaj duke mbështetur të gjitha familjet dhe do të organizohen ceremonitë e varrimit. Në të njëjtë kohë vazhdojmë përkujdesjen për të gjithë të lënduarit që kanë ardhur në Kosovë edhe për ata që janë ende në Kroaci”, ka shtuar Sfeçla, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, teksa kishte dalë për ti pritur të rikthyerit e aksidentit të Kroacisë.
Duke ngushëlluar për vdekjen e 10 bashkatdhetarëve, Xhelal Sfeçla ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën e dhënë dhe tha se ky numër i viktimave do të ishte më i lartë po të vonohej kjo ndihmë.
“Kanë qenë momentet të rënda për secilin prej tyre. Edhe për ata që kanë ofruar ndihmën menjëherë në momentet e para. Lirisht mund të themi ndihmë të pakursyer në të gjitha dimensionet”.
“Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri dhe ministrat e linjës, por edhe gjithë stafit mjekësor atje dhe gjithë qytetarëve. Me këtë rast të gjithë duhet të shprehim mirënjohje dhe falënderime për këtë ndihmë që shteti i Kroacisë hëna ka ofruar”.
“Jemi të bindur se po të vonohej ndihma e tyre, numri i viktimave do të ishte më i lartë. Prandaj ne në vazhdimësi e kemi shprehur falënderimin tonë, por besoj që këtë falënderim e kanë ditur prej gjithë shoqërisë dhe popullit tonë”.
Sfeçla ka njoftuar se numri i të kthyerve në mbrëmjen e së martës, është 21.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë që t’i dërgojmë në shtëpi me vetura zyrtare ata, por disa që nuk i kanë pasur familjarët këtu i kemi dërguar ne, ndërsa të tjerët janë kthyer me familjarë të tyre”.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’, kanë mbërritur mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit tragjik të 25 korrikut në Kroaci, ku një autobus u përmbys në rrugë e si pasojë mbetën të vrarë 10 persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vijon operacioni “Flakë në det”, 3 të arrestuar me urdhër të SPAK
-
Protesta para Bashkisë Tiranë, procedohen 3 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë
-
Bursaç: Përbërja e Qeverisë së Sërbisë i ngjan një kabineti lufte – Serbia ia tregoi gishtin e mesit SHBA-së
-
Armatimi – Strategjia e Shqipërisë në mbrojtje
Lajmet kryesore
-
Armatimi – Strategjia e Shqipërisë në mbrojtje
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Propaganda e “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës