Përkeqësimi i motit ka sjellë pezullimin e lundrimit të varkave të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.
Anijet e pasagjerëve dhe të transportit do të vijojnë lundrimin normalisht.
Autoriteti portual ka bërë me dije se në bazë të parashikimit të motit, mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit mund të dalin në det vetëm pas tre ditësh.
Bëjme me dije se Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), ka paralajmëruar reshje të dendura prej ditës 23 deri në 26 janar.
Zonat që do preken më shumë janë: Qarku i Shkodrës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Priten rritje të nivelit të ujërave të lumit: Drin, Buna, Vjosa dhe liqenit të Shkodrës. Lumenjtë e tjerë do të kenë rritje të prurjeve, por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet.
Në veri dhe verilindje të vendit, më datë 23 dhe 24 janar, reshjet priten të jenë në formë dëbore, në lartësitë më të mëdha se 500 metra mbi nivelin e detit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
Lajmet kryesore
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE