Të paktën 110 njerëz, janë vrarë në rrëshqitje dheu dhe përmbytje, të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin perëndimor indian Maharashtra, raporton BBC, përcjell Albanian Post.
Reshjet e shiut pushtuan qindra fshatra, duke zhdukur shtëpitë dhe duke i lënë banorët të bllokuar. Ekipet e shpëtimit dhe ushtria indiane, menjëherë kanë nxituar të evakuojnë të mbijetuarit, por shumë njerëz konsiderohen të zhdukur.
Gjithashtu dyshohet se 42 njerëz kishin vdekur në një rrëshqitje të dheut, që rrafshoi fshatin e vogël Taliye, në jug lindje të kryeqytetit të Indisë, Mumbai.
Kryeministri i shtetit, Udhav Thackeray thirri një takim urgjent të premten, ku u kërkoi zyrtarëve të siguronin ndihmë për të prekurit e vërshimeve.
Ai gjithashtu theksoi se autoritetet po evakuonin njerëzit nga zonat e ndjeshme, ndërsa liruan ujin nga digat që kërcënonin të derdheshin.
Ndërkaq kryeministri indian, Narendra Modi, tha se do të siguronte ndihmë për të prekurit.
Kurse autoritetet detare indiane janë dërguar për të ndihmuar, në operacionet e shpëtimit te zonat bregdetare, ata gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të bllokuar që të shkojnë në çatitë e shtëpive në mënyrë që ekipet e shpëtimit në helikopterë t’i dallojnë ata.
Në Mumbai, dy persona vdiqën dhe 10 të tjerë, u plagosën si pasojë e shembjes së një ndërtese. Shërbimet e trenave janë pezulluar dhe zonat e ulëta të qytetit janë kthyer në zona përmbytjesh.
Ekspertët e motit thonë se reshjet e mëdha të shiut do të vazhdojnë të godasin qytetin gjatë ditëve të ardhshme. Shirat e dendur në Mumbai nuk janë të rralla. Qyteti përjeton përmbytje çdo vit gjatë sezonit të musoneve, por intensiteti i shirave është rritur në kohët e fundit.
Mijëra njerëz migrojnë në qytet çdo ditë në kërkim të vendeve të punës, gjë që nxit ndërtime të shpejta dhe shpesh të parregulluara, duke i detyruar shumë të jetojnë në ndërtesa me cilësi të dobët.
Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytjet, por ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga ngrohja globale i bën reshjet më ekstreme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit