Është gjithmonë interesante të vëzhgohen ndryshimet që pësojnë idealet e bukurisë femërore me kalimin e kohës, dhe se si njerëzit përshtaten me këto ndryshime.
Sipas një studimi të fundit, publikuar nga CNN, një markë e njohur britanike, tiparet e një bukurie ideale kanë ndryshuar në këtë mënyrë:
Në gjashtë dekadat e fundit, pesha mesatare për gratë është rritur me 12 kilogram.
Kjo është e kuptueshme pasi gjatësia mesatare e gruas është rritur me tetë cm. Si rezultat, zonjat kanë fituar një fizik më joshës, të lakuar.
Gjinjtë e grave janë rritur, mesatarisht, me dy madhësi. Në vitet 1950, zonjat ishin më të vogla dhe kishin një bel 15 cm më të hollë se sa është norma tani.
Ata gjithashtu kishin një madhësi këmbe tre herë më të vogël se mesatarja e sotme. Në vitin 1957, gratë vishnin rroba me madhësi 8.
Deri në vitin 2017 madhësia mesatare është rritur në 12.
Ekspertët që kryen studimin besojnë se këto transformime janë të lidhura me përmirësimin e përgjithshëm të cilësisë së jetës së grave.
Gratë sot fitojnë më shumë para, bëjnë një mënyrë jetese më të shëndetshme, ushtrohen më shpesh dhe shijojnë një dietë më të mirë.
Në vitin 1957, mesatarisht, një grua konsumonte afërsisht 1 mijë e 800 kalori në ditë. Në vitin 2017, e njëjta statistikë qëndron në rreth 2 mijë e 300 kalori.
Kështu që bukuroshet e ditëve moderne kanë shumë arsye pse duhet të jenë të lumtura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
-
Demi Lovato rikthehet në Met Gala pas eksperiencës “të tmerrshme” në këtë event 8 vjet më parë
-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog