Policia e shtetit ka njoftuar më 22 janar arrestimin e shtetasit shqiptar me iniciale R.E, 54-vjeç, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25 nëntor të vitit 2020-të, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog