Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK) të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosja, Glauk Konjufca. Sipas Mustafës, LVV-ja, nuk ka të drejtë të akuzojë kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.
Mustafa, tha se nuk duhet të fajësohet Daka, deri në kërcënim, vetëm se po zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Është e padrejtë dhe e palejueshme”.
Për më tepër, Mustafa, shtoi se as LDK-së nuk i ka pëlqyer aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me deputetin Etem Arifi. Sipas tij, aktgjykimi ngjan më shumë me shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa interpretim të normave ekzistuese. Kjo e fundit duhej të jetë fushëveprimi i Gjykatës.
Më herët, Daka, mbajti një konferencë për media në lidhje me akuzat e Konjufcës. Ajo i akuzoi partitë politike, që po ndërhyjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në punën e pavarur të KQZ-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së s’kanë qenë mercenarë e dezertorë
-
Von Cramon: Serbia s’përfiton më nga BE-ja nëse anëtarësohet në BRICS
-
Haziri: Kurti s’do zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK-ja e gatshme në secilën rrethanë
-
Gërvalla injoron të gjeturat e raportit të DASH-it e Freedom House, thotë se Kosova është në krye të luftës kundër korrupsionit