Fondacioni Gates i Bill dhe Melinda Gates, ka përvijuar planet rezervë në rast se bashkëkryetarët e tij nuk do të mund të punojnë së bashku pas divorcit të tyre.
Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se marrëveshja i jep Bill dhe Melinda Gates një gjyq dy-vjeçar, pas së cilit Melinda Gates mund të japë dorëheqjen nga organizata.
Sipas marrëveshjes, ajo do të marrë gjithashtu “burime personale” nga ish-burri i saj për punën e saj të bamirësisë.
Dhe Melinda Gates është shprehur se është “thellësisht krenare” për atë që organizata ka arritur.
Në një deklaratë, ajo ka shtuar se “unë besoj thellë në misionin e fondacionit dhe qëndroj plotësisht e përkushtuar si bashkëkryetare në punën e tij”.
BBC tregon se kjo marrëveshje vjen pasi u ngritën pikëpyetjet mbi të ardhmen e organizatës kur çifti njoftoi në muajin maj se ishin divorcuar pas 27 vitesh martesë.
Të dy ata e drejtojnë fondacionin bamirës, i cili ka punuar në iniciativa të tilla si luftimi i sëmundjeve infektive dhe inkurajimi i vaksinimeve për fëmijët.
Për vazhdimësinë, Melinda Gates do të mbetet si një kujdestare gjatë “periudhës së provës”, megjithëse u njoftua në një postim në blog se fondacioni do të rekrutojë kujdestarë të rinj për të mbikëqyrur punën e saj.
Shefi ekzekutiv i fondacionit, Mark Suzman, ka deklaruar se kandidatët e suksesshëm do të shpallen në janar të vitit të ardhshëm.
Ai ka shtuar gjithashtu se çdo fond i marrë nga Melinda Gates në rast të dorëheqjes së saj do të ishte “plotësisht i ndarë nga dhurimi i fondacionit, i cili nuk do të preket”.
Njoftimi pason edhe vendimin e fundit të investitorit miliarder, Warren Buffett, për t’u larguar nga bordi i fondacionit.
Më parë, ai është shprehur se “pjesëmarrja e tij fizike nuk është e nevojshme në asnjë mënyrë” që fondacioni të arrijë qëllimet e tij.
Buffett-i është një bashkëthemelues i Giving Pledge, së bashku me Bill dhe Melinda Gates, e cila është një fushatë që inkurajon filantropinë.
Në një shënim për stafin e Fondacionit Gates të martën e gjashtë korrikut, u njoftua se çifti do të dhuronte edhe 15 miliardë dollarë të tjera të pasurisë së tyre personale drejt fondacionit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit