Sipas mjekut Alket Koroshi nefrolog, hipertensioni shkakton disa dëme ne trupin e njeriut, duke prekur edhe veshkat.
Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet më të shpeshta sot në të gjithë botën. Mbi një miliardë e gjysëm njerëz në botë, dhe rreth 500 mijë vetë në Shqipëri vuajnë nga kjo sëmundje.
Shkaqet e hipertensionit sipas mjekut, lidhen me ndryshimet e mënyrës së jetesës që ka të bëjë me rritjen e përdorimit të kripës në ushqim, mungesën e aktivitetit fizik, dhe rritjen e stresit në jetën e perditshme.
Këto faktorë shkaktojnë me kalimin e kohës komplikacione të tilla siç janë obeziteti, sindroma metabolike, dhe diabeti.
Rrjedhimisht çojnë në zhvillimin e hipertensionit arterial.
Është konstatuar se një e katërta e pacienteve me hipertension arterial kanë edhe demtim kronik të veshkave.
Sëmundjet e veshkave sot janë shumë te përhapura. Studimet kanë treguar që 10-15% e popullsisë adulte , vuajnë nga kjo sëmundje. Në rastin kur kemi zhvillim të hipertensionit arterial, veshkat komplikohen më shumë.
Në këtë mënyrë krijohet një lidhje e pandarë ku veshka e sëmurë jep hipertension arterial dhe nga ana tjetër hipertensioni e përkeqëson edhe më tej funksionin e veshkave. Pra veshka mund të jetë shkak por edhe viktimë e hipertensionit arterial./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit