Peshku i levrekut përbën një vakt fantastik. Gatuar me shparguj dhe limonë, e i shërbyer me perime krokante e patate të reja, kjo pjatë do të mbushë tryezat tuaja.
Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.
Ndiqni më poshtë hapat për ta gatuar shumë lehtë.
Përbërësit: 2 fileto levreku; 10 shparguj; 1 gotë verë e bardhë; 1 limon; 2 thelpinj hudhre; 1 tufë kopër; 50 ml vaj ulliri; 1 lugë rigon; kripë; piper.
Përgatitja:
Pastrojmë dhe filetojmë levrekun. Më pas pastrojmë me kujdes shpargujt me qëruesin e patateve.
Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe shtojmë filetot e levrekut e verën e bardhë.
Shtojmë hudhrat, shpargujt, fetat e limonit të prera hollë, kripë, piper, rigon dhe kopër.
Më pas vendosim kapakun mbi tigan dhe i lëmë të qëndrojnë për 10 minuta me avullin e tyre.
I vendosim në një pjatë, shoqëruar me perime sipas dëshirës dhe janë gati për t’u shijuar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë