Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se shpreson se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, të rrisë angazhimin ushtarak për të luftuar kundër ekstremistëve islamikë në konfliktet e Lindjes së Mesme.
“Jam i sigurt që në javët e ardhshme, administrata e re, e presidentit Biden do të duhet të marrë vendime kryesore . Këto vendime do të rrisin angazhimin ushtarak dhe ndërgjegjësimin në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe Irak”, tha Macron në fjalimin e tij për ushtrinë franceze.
Macron nënvizoi se Franca ka vazhduar përpjekjet e saj për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik në rajon. Rreth 900 trupa franceze aktualisht po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja . Luftanija, Charles-de-Gaulle, do të ribashkohet operacionin në muajt e ardhshëm.
Ai bëri thirrje që SHBA-ja të përfshihet më shumë në bashkëpunimin shumëpalësh të mbrojtjes. Biden, inaugurimi i të cilit është planifikuar më 20 janar, është zotuar të rivendosë marrëdhëniet e SHBA –së me aleatët dhe me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Nën administratën e Trump-it, numri i trupave amerikane në Afganistan u zvogëlua në rreth 2 mijë e 500. Numri i forcave amerikane në Irak u shkurtua në muajt e fundit.
Në fjalimin e tij, presidenti francez tha se po konsideronte të tërhiqte një pjesë të trupave nga rajoni i Sahel-it, në Afrikë.
Ai tha se do të ketë disa njoftime të reja, gjatë muajit tjetër në një samit, në kryeqytetin e Chad-it. Zhvendosja e rreth 5 mijë e 100 trupave ushtarakë në pesë vendet e Afrikës Perëndimore përfaqëson operacionin më të madh ushtarak të Francës jashtë territorit të saj.
Kjo deklaratë e presidentit francez vjen tani që Sekretar i SHBA-së do të jetë Tony Blinken. Blinken-i ka një kulturë dhe një formim francez. Deklarata vjen në momentin kur shteti francez po diskuton ligjin separatist në lidhje me islamin francez./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Von der Leyen para provës së liderëve: Sot samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive
-
Drejtësia shqiptare nuk komunikon me median, tregon raporti
-
Mbappe, thirrje të rinjve francezë të dalin dhe të votojnë për të mposhtur ekstremistët
-
Biden: Shumë të pafajshëm po vdesin në Gaza, duhet zgjidhja me dy shtete