Për disa femra, menstruacionet janë të rregullta, ndërsa për disa të tjera të paparashikueshme. Madje, ndonjëherë ato nuk vijnë fare.
Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni shtatzënë.
Menstruacionet e vona ose të humbura mund të ndodhin për një sërë arsyesh përveç shtatzënisë. Shkaqet e zakonshme të menstruacioneve të parregullta variojnë nga luhajtjet hormonale deri në çështje serioze mjekësore.
Pyetja që më së shumti shqetëson femrat, eshtë sa normale është kjo gjë?
Ekzistojnë dy momente në jetën e një gruaje, kur është normale të ketë menstruacione të parregullta: në pubertet dhe në fillim të menopauzës. Mesatarisht, shumica e grave i kanë menstruacionet e tyre çdo 28 ditë.
Por një cikël menstrual, në një grua të shëndetshme, mund të zgjasë nga 21 deri në 35 ditë. Përveç pubertetit, menopauzës dhe shtatzënisë, menstruacionet e humbura mund të jenë tregues i problemeve shëndetësore.
Po, mund të keni vonesë madje dhe mungesë menstruacionesh, për një muaj të tërë. Faktorët që ndikojnë përfshijnë stresin, peshën e ulët të trupit, shtimin në peshë.
Faktorët që shkaktojnë vonesën e menstruacioneve janë:
Stresi, përdorimi i kontraceptivëve, sëmundjet kronike dhe përdorimi i medikamenteve, gjendra e tiroides./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog