Shqipëria

Kushi: Ka nisur puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë


Ministra e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka qenë e pranishme në konferencën për rininë e organizuar nga Fondcioni “Qemal Stafa” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”.

Në konferencë u zhvillua një diskutim i hapur nga aktorë të ndryshëm, mbi rininë dhe rolin e saj në zhvillimin e vendit.

Në fjalën e saj, Kushi u shpreh se objektiv madhor i qeverisë mbetet që kapitalin njerëzor që ka Shqipëria ta orientojë në zhvillimin e vendit.

“Plani i Veprimit për Rininë 2015-2020, Ligji ‘për Rininë’ i miratuar në 2019 apo edhe nisma më e fundit ‘Gati për Shqipërinë’, janë disa prej iniciativave konkrete të ndërmarra kohët e fundit”, ka shkruar ministrja në statusin e saj në median sociale Facebook.

Ajo gjithashtu, në postimin e saj ka informuar se vetëm para pak ditësh ka filluar edhe puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2026 për vizionin dhe zhvillimin e politikave rinore.

Ligji për rininë u mundëson të rinjve krijimin e strukturave konsultative në nivel qendror dhe vendor dhe garanton pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore