Moska zyrtare do të anashkalojë tërësisht thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e opozitarit rus, Alexei Navalny, pasi ky i fundit u arrestua ditën e diele, pas kthimit të tij në vendlindje nga Gjermania. Kremlini bëri gjithashtu me dije se nuk do t’i marrë parasysh sanksionet e paralajmëruara.
“Këto janë çështje që i përkasin vendit tonë”, deklaroi zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitry Peskov. “I kemi dëgjuar qëndrimet e tyre. Nuk mundet dhe nuk do t’i marrim parasysh fjalët e tyre”.
Nga ana tjetër, vendet baltike, kanë qenë të para që i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t’i përgjigjet Moskës me sanksione.
Çështja e arrestimit të Navalny-t pas kthimit në Rusi, ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare. Kërkesa të shumta ka pasur për lirimin e tij.
“Navalny duhet të përgjigjet për thyerjen e kushteve të detyrimit të paraqitjes që ka bërë”, shtoi Peskov-i në deklaratë.
Opozitari rus ndërkohë, ka bërë thirrje që populli të dalë në rrugë. Një video mesazh nga ambientet e gjykatës u postua në YouTube. Përtej situatës së tensionuar, Navalny dukej në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktivisti u helmua në gusht të 2020-ës me një substancë kimike të quajtur Novichok. Prej pesë muajsh ai gjendej në Gjermani për kurim, pasi ishte në gjendje kome.
Navalny u la nën arrest prej 30 ditësh nga Gjykata Ruse. Ai e cilësoi procesin ndaj tij si të stisur nga strukturat politike të Kremlinit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Franca vlerëson se 150 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë