![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/06/201997914_990679971687344_3062983793796184593_n-1.jpg)
Njё sitem i ri i Kodit Penal pёr tё mitur do tё vendoset nё fuksion.
Lajmin e ka bёrё tё ditur, ministrja e Drejtёsisё Etilda Gjonaj nё njё postim nё llogarinё e saj nё Facebook.
“Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, ka sjellë një zhvillim rrënjësor në trajtimin e të miturve në konfliktet me ligjin dhe të miturve viktima e dëshmitarë të veprave penale”, shkruhet nё postim.
“Mbështetur në këto zhvillime është miratuar për herë të parë një strategji e mirëfilltë për të miturit”, thotё Gjonaj.
Kjo strategji parashikon ndjekjen e procesit të rregullt ligjor për të miturit, parandalimin e ri-përfshirjes në krime, rishoqërizimi, riintegrimi dhe rehabilitimi të tyre.
Strategjia e Drejtësisë për të Mitur 2018-2021
Ministria e Drejtësisë gjatë vitit 2018 nënshkroi shtatё marrëveshje bashkëpunimi me bashkitë kryesore në vend.
Kjo me qëllimin e vendosjes në dispozicion të qendrave sociale multidisiplinore për trajtimin e të miturve që bien në konflikt me ligjin.
Një studim i UNICEF zbuloi se Shqipëria mbetej vendi me përqindjen më të lartë të dhënies së dënimit me burg për fëmijët.
Në vitin 2012 Shqipëria rezultonte me 186 të mitur në paraburgim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Basha sulmon sërish Berishën: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që i bën opozitës
-
Finalet e EURO 2024/ Mitaj: Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja me Kroacinë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
BE-ja e kategorizon “spekulim” optimizmin e Bislimit për heqjen e masave