Federata Angleze e Futbollit, për shkak të Covid-19, i ka ndaluar festimet, përqafimet dhe shkëmbimet e fanellave të futbollistëve në fund të ndeshjes.
Ndërkohë braziliani i Chelsea-t, Thiago Silva, në përfundim të takimit me Fulham hodhi drejt një tifozi fanellën e tij. Komisioni i penaliteteve të Federatës Angleze pritet ta penalizojë. Shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Masters, ka njoftuar klubet pak kohë më parë për “rëndësinë e madhe të respektimit të rregullave të reja kundër-covid”.
Mirëpo tifozët në rrjet kanë reaguar mbasi nuk janë dakort me këtë penalitet:
“Unë e kuptoj rëndësinë e rregullave, por lojtarët testohen çdo ditë dhe lejohen të luajnë vetëm nëse rezultojnë negativ. Pse pra s’mund ta japin fanellën?” – shkruan në rrjet një tifoz i Chelsea-t./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE